 |
|
|

|
| Other Publications |
| May, 2002 |
| WHAT
MATTERS MOST IN LIFE ? FREEDOM |
|
April, 2002
|
| Beer
Awarness in Kosova |
| January, 2002 |
| Kosova
- the most optimistic country in the world |
| October, 2001 |
| Which
Party Will Win? |
| October, 2001 |
| LUCKY
STRIKE - The Most Prefered Brand of Cigars in Kosova |
| August, 2001 |
| Voting
Intentions and Perceived Elections Outcome as of August
2001 |
| July, 2001 |
| Kosovar
Electoral Support |
| January, 2001 |
GALLUP
INTERNATIONAL - END OF YEAR POLL 2000
Kosovo - the most optimistic place in the world |
| August, 2000 |
| Electoral
Support on the Eve of Elections and Traditional
Publics'
Mind-set in Kosova
|
|
July, 2000
|
| Glimpse
of an Image in the Mirror |
| June, 2000 |
| Registration
Process Well Under Way |
| April, 2000 |
| Perceived
Grounds for Future Tensions and Projected Place of Self-Accomplishment
|
| March, 2000 |
| Urgent
Infrastructure Issues |
| February, 2000 |
| Features
of the Current Household's Profile |
| December, 1999 |
| Looking
Around on the Eve of the New Century |
| October, 1999 |
| Media
Habits and Households' Possessions |
| September, 1999 |
| Which
Is the Legitimate Government of Kosova? |
|
Kosova përsëri në mesin e vendeve më optimiste në botë
“Zëri i popujve” – Hulumtim i Gallup International
Gati gjysma e 52,000 qytetarëve (48%) që janë intervistuar në Hulumtimin “Zëri i popujve” të Gallup International në 62 vende anembanë botës, që përfaqësojnë më shumë se 2.1 miliardë njerëz, mendojnë se viti 2006 do të jetë vit më i mirë se viti 2005. Hulumtimi është kryer në nëntor dhe dhjetor 2005 dhe pyetja kryesore ka qenë “Sa u përket juve, a mendoni se viti 2006 do të jetë më i mirë apo më i keq se viti 2005?” Hulumtimi në Kosovë u zhvillua nga Index Kosova, partner me BBSS Gallup International, gjatë muajit nëntor të këtij viti, me 1,020 qytetarë të moshës 15+ vjeçare, duke përfaqësuar shqiptarët dhe minoritetet e Kosovës (pa serbë).
Optimizmi është veçanërisht i lartë në vendet me prosperitet ekonomik dhe vendet që nuk kanë brenga të mëdha për ngritjen e papunësisë ose të konflikteve industriale në vitin 2006.
Globalisht, një e treta e të intervistuarve (30%) besojnë se viti 2006 do të jetë vit problematik, me shumë mosmarrëveshje ndërkombëtare, derisa vetëm një e pesta mendon se ky vit do të jetë vit i qetë (20%), kurse pjesa tjetër mendon se gjërat do të mbesin njëjtë sikur në vitin 2005
|
 |
Optimistët dhe pesimistët
Duke shikuar nëpër regjionet e botës, Afrika del si regjioni më optimist, derisa Evropa – edhe ajo Perëndimore edhe Qendrore/Lindore – është më së paku optimiste për vitin e ardhshëm.
Duke shikuar rezultatet individuale nëpër vende të ndryshme, përkundër gripit të shpezëve, Vietnami është vendi më optimist në botë, së bashku me Pekingun (Kina). Kosova e administruar nga OKB-ja është vendi i tretë më optimist në botë.
Këto rezultate janë shumë konsistente – Vietnami ka qenë në krye të vendeve më optimiste për së paku 3 vite. Gjithashtu, edhe Kosova ka qenë në mesin e vendeve më optimiste për 5 vitet e fundit, duke sugjeruar se operacioni paqeruajtës në këtë vend sjell edhe stabilitet edhe optimizëm të vazhdueshëm për të ardhmen. Pekingu, ku ekonomia është duke lulëzuar, ka qenë një ndër vendet më optimiste të vitit të kaluar.
Hulumtimi është kryer edhe në Afganistan dhe sivjet për herë të parë edhe në Irak. Në Afganistan, dy të tretat e respondentëve (69%) besojnë se viti 2006 do të jetë më i mirë sesa viti 2005. Në Irak, gjysma e respondentëve (49%) mendojnë se viti 2006 do të jetë vit më i mirë, derisa vetëm një e dhjeta (11%) mendojnë të kundërtën. 
Opinionet në SHBA janë interesante – më shumë se gjysma e respondentëve (51%) janë optimistë për vitin 2006, edhe pse shifrat e vitit të kaluar kanë qenë shumë më të larta (65%), duke vendosur SHBA-të në mesin e 10 vendeve më optimiste në botë në vitin 2004.
Duke shikuar në anën tjetër të shkallës së optimistëve/pesimistëve, përveç Filipineve, të gjitha vendet më pesimiste në botë janë nga kontinenti i Evropës, por prapë kjo është e ngjashme me vitin e kaluar, kur vendet e Evropës ishin në mesin e vendeve më pesimiste.
|
Perspektivat ekonomike
Nëse shikojmë qëndrimet ndaj prosperitetit ekonomik, më shumë se një e treta e respondentëve globalisht (35%) besojnë se viti 2006 do të jetë vit i përparimeve ekonomike, derisa një e katërta (24%) beson se ky vit do të jetë vit i vështirësive ekonomike. Përsëri, Afrika është më optimistja për prosperitetin ekonomik, ku më shumë se gjysma (52%) thonë se viti i ardhshëm do të jetë vit i përparimeve ekonomike. Sa i përket Kosovës dhe fqinjëve të saj, optimizmi i qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik në Kosovë është mjaft i lartë (54%), në krahasim me qëndrimet në Maqedoni (34%), Shqipëri (33%), e sidomos në Serbi (8%), si një ndër vendet më pesimiste në botë për prosperitet ekonomik.
Brengat se papunësia do të rritet në vitin 2006 kanë ndikim të madh në ndjenjat e njerëzve për optimizëm në lidhje me prosperitetin ekonomik. Globalisht, më shumë se gjysma e të intervistuarve (54%) presin që numri i të papunëve në vendin e tyre do të rritet shumë ose pak, derisa vetëm një e pesta (20%) mendojnë se papunësia do të zvogëlohet. Në Kosovë, 36% e qytetarëve mendojnë se papunësia do të rritet në vitin e ardhshëm, përderisa brenga e vendeve fqinje për rritjen e papunësisë në vendet e tyre është edhe më e madhe – Shqipëri (42%), Maqedoni (46%) dhe Serbi (58%).
Globalisht, Afrika është përsëri regjioni më optimist sa i përket trazirave industriale – ku 38% mendojnë se grevat dhe konfliktet industriale do të zvogëlohen në vitin 2006. Edhe Kosova është gjithashtu optimiste sa i përket trazirave industriale – në Kosovë 36% e respondentëve mendojnë se grevat dhe konfliktet industriale do të zvogëlohen në vitin 2006, përderisa këtë mendim e kanë 25% e respondentëve në Shqipëri, 20% e respondentëve në Maqedoni dhe vetëm 6% e respondentëve në Serbi.
Vit i qetë apo me konflikte?
Në fund respondentët u pyetën në lidhje me paqen ndërkombëtare – a mendojnë se viti 2006 do të jetë vit i qetë deri diku pa konflikte ndërkombëtare, vit me probleme me shumë grindje ndërkombëtare apo do të mbetet njëjtë.
Amerika (Veriore, Qendrore dhe Jugore) është regjioni më pesimist sa i përket paqes ndërkombëtare për vitin e ardhshëm. Në përgjithësi në këtë regjion, 42% e qytetarëve besojnë se viti 2006 do të jetë vit problematik me shumë konflikte ndërkombëtare. Në SHBA, qytetarët janë edhe më pesimistë – gati gjysma (47%) mendojnë se viti 2006 do të jetë vit problematik në frontin ndërkombëtar dhe vetëm një e dhjeta (11%) besojnë se ky vit do të jetë vit i qetë.
Evropa Perëndimore është regjioni tjetër më pesimist në këtë aspekt – ku 39% besojnë se viti 2006 do të jetë vit problematik dhe vetëm 10% mendojnë të kundërtën, se viti 2006 do të jetë vit i qetë. Në Kosovë, vetëm 19% e respondentëve besojnë se viti 2006 do të jetë vit problematik, përderisa në Shqipëri kështu mendojnë 29% e respondentëve, në Maqedoni 37% dhe në Serbi 44%.
Anembanë botës, globalisht, një e treta (30%) beson se viti 2006 do të jetë vit problematik me shumë konflikte ndërkombëtare, 44% mendojnë se do të jetë njëjtë sikur në vitin 2005 dhe vetëm një e pesta (20%) mendon se viti 2006 do të jetë vit i qetë, pak a shumë pa konflikte ndërkombëtare.
Shënim:
Ju lutemi sigurohuni që hulumtimi të identifikohet plotësisht si Hulumtimi “Zëri i popujve” i Gallup International dhe t’i referoheni Asociacionit Gallup International (jo Gallup-it ose Gallup Poll).
Asociacioni Gallup International është i regjistruar në Cyrih të Zvicrës si asociacion jo fitim prurës. Xhorxh H Gallup dhe kolegët e tij evropianë e kanë themeluar këtë asociacion në vitin 1947. Gallup International ka kompani anëtare në më shumë se 65 vende të botës dhe zhvillon hulumtime të opinionit dhe të tregut në mbi 100 vende. |
| Për më shumë informata, kontaktoni:
Index Kosova
joint venture with BBSS Gallup International
Rrustem Statovci 42
10000 Prishtina
Phone: +381(0)38 229 241
Mobile: +377(0)44 218 339
www.indexkosova.com
office@indexkosova.com
|
|