| May, 2002 |
| WHAT
MATTERS MOST IN LIFE ? FREEDOM |
|
April, 2002
|
| Beer
Awarness in Kosova |
| January, 2002 |
| Kosova
- the most optimistic country in the world |
| October, 2001 |
| Which
Party Will Win? |
| October, 2001 |
| LUCKY
STRIKE - The Most Prefered Brand of Cigars in Kosova |
| August, 2001 |
| Voting
Intentions and Perceived Elections Outcome as of August
2001 |
| July, 2001 |
| Kosovar
Electoral Support |
| January, 2001 |
GALLUP
INTERNATIONAL - END OF YEAR POLL 2000
Kosovo - the most optimistic place in the world |
| August, 2000 |
| Electoral
Support on the Eve of Elections and Traditional
Publics'
Mind-set in Kosova
|
|
July, 2000
|
| Glimpse
of an Image in the Mirror |
| June, 2000 |
| Registration
Process Well Under Way |
| April, 2000 |
| Perceived
Grounds for Future Tensions and Projected Place of Self-Accomplishment
|
| March, 2000 |
| Urgent
Infrastructure Issues |
| February, 2000 |
| Features
of the Current Household's Profile |
| December, 1999 |
| Looking
Around on the Eve of the New Century |
| October, 1999 |
| Media
Habits and Households' Possessions |
| September, 1999 |
| Which
Is the Legitimate Government of Kosova? |
|
Zëri i Popujve 2005
IMAZHI I KOMBEVE TË BASHKUARA
| Organizata e kombeve të bashkuara është institucioni global më i njohur në botë. Në përgjithësi, njerëzit kanë mendim pozitiv për këtë institucion, sipas Hulumtimit të ri të Zërit të popujve me mbi 50,000 intervista në më shumë se 65 vende të botës të zhvilluar në maj-korrik 2005, të publikuar nga Gallup International për Ditën e Kombeve të Bashkuara, më 24 tetor. Hulumtimi në Kosovë u zhvillua nga Index Kosova, partner me BBSS Gallup International, gjatë muajit maj të këtij viti, me 1,023 respondentë shqiptarë dhe minoritete (pa serbë), qytetarë të moshës 18+ vjeçare në Kosovë.
Por, derisa rezultatet e hulumtimit sjellin komfort, ato gjithashtu demonstrojnë se në disa vende më të ndjeshme politikisht, një numër i konsiderueshëm i popullsisë deklarojnë se kanë mendim negativ për këtë institucion.
|
 |
Si pjesë e hulumtimit Zëri i popujve, Gallup International mati vetëdijen për disa institucione globale në më shumë se 65 vende të botës. Njerëzit më së shumti dinë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara (83% globalisht), pastaj për BE-në (69%) dhe UNICEF-in (68%). Programi Botëror për Ushqim – WFP (44%) dhe UNHCR-ja mbesin më mbrapa në këtë aspekt.
Edhe në Kosovë njerëzit më së shumti e njohin OKB-në (89%), pastaj BE-në (83%), UNHCR-në (82%), UNICEF-in (80%) dhe fare pak WFP-në (43%).
Në të gjitha regjionet e botës, OKB-ja është institucioni më i njohur, duke ndarë pozitën e parë me BE-në në Evropën perëndimore dhe Lindjen e mesme. |
 |
Në të gjitha vendet që morën pjesë në këtë hulumtim, së paku gjysma e popullsisë deklarojnë se dinë për OKB-në. Bolivia shënon vetëdijen më të ultë me 50%. Për dallim, në disa vende vetëdija është 95% ose më shumë (Danimarkë, Francë, Gjermani, Irlandë, Zvicër, Britani e Madhe, Islandë, Bosnje, Kroaci, Poloni, Serbi, Izrael, Kanada dhe Kamerun)
Imazhi i institucioneve
Të gjithë respondentët që deklaruan se dinë për këto institucione, pastaj u pyetën për ta vlerësuar secilin prej tyre, duke treguar imazhin pozitiv ose negativ të tyre.
OKB-ja ka një imazh të mirë, ku gati gjysma e popullsisë globale që dinë për këtë institucion thonë se kanë mendim pozitiv (48%), derisa një e treta (35%) kanë mendim neutral dhe vetëm një nga 10 (13%) kanë mendim negativ.
Megjithatë, duhet të theksohet se organizatat tjera që kanë të bëjnë me ndihma humanitare kanë imazh më të mirë, ku prin UNICEF-i (75% të atyre që dinë për këtë institucion kanë mendim pozitiv). Pastaj, 60% të atyre që dinë për WFP-në kanë mendim pozitiv për këtë institucion, në krahasim me pak mbi 50% e atyre që dinë për UNHCR-në. BE-ja qëndron më së keqi, ku vetëm 41% deklarojnë mendim pozitiv për këtë institucion, edhe pse të gjitha institucionet e matura patën më shumë vlerësim pozitiv sesa negativ. |
 |
Edhe në Kosovë, imazhi pozitiv për institucionet globale duket përafërsisht i njëjtë si në tërë botën, me dallimin që në Kosovë vlerësimi është mbi mesataren e botës për të gjitha institucionet. Imazhin më pozitiv në Kosovë e gëzon UNICEF-i (86%), pastaj UNHCR-ja (83%), WFP-ja (81%), OKB-ja (74%), derisa në fund të listës edhe në Kosovë qëndron BE-ja (61%).
|
| Kombet e Bashkuara: Zëra të pakënaqësisë |
 |
Në të gjitha regjionet, OKB-ja ka më shumë vlerësime pozitive sesa vlerësime negative. Është interesante të përmendet se përjashtim është Lindja e mesme, regjion ku një e treta e mendimeve pozitive qëndron kundrejt një të tretës së mendimeve negative. OKB-ja gëzon imazh të theksuar pozitiv në Afrikë (71%).
Opinionet për OKB-në në Ballkan dhe veçanërisht në vendet që kanë qenë pjesë e ish Jugosllavisë, janë mjaft interesante. Shumica në Kosovë, Moldavi dhe Maqedoni kanë mendime pozitive për OKB-në, por në Bosnje Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi, mendimet janë më pak pozitive, ku rreth 1 nga 5 kanë mendim negativ (Bosnje Hercegovinë 16%, Kroaci 17% dhe Serbi 24%).
Hulumtimi gjithashtu konfirmon se një numër i konsiderueshëm i amerikanëve pajtohen me politikanët që deklarojnë se OKB-ja është institucion i dobët – 1 nga 4 (23%) e amerikanëve thonë se mendimi i përgjithshëm i tyre për OKB-në është negativ. Ky rezultat ka mbetur i pandryshuar nga vitit i kaluar. |
| Për më shumë informata kontaktoni:
Index Kosova
joint venture with BBSS Gallup International
Rrustem Statovci 42
10000 Prishtinë
Tel: +381(0)38 229 241
Mob: +377(0)44 218 339
www.indexkosova.com
office@indexkosova.com
|
|