| May, 2002 |
| WHAT
MATTERS MOST IN LIFE ? FREEDOM |
|
April, 2002
|
| Beer
Awarness in Kosova |
| January, 2002 |
| Kosova
- the most optimistic country in the world |
| October, 2001 |
| Which
Party Will Win? |
| October, 2001 |
| LUCKY
STRIKE - The Most Prefered Brand of Cigars in Kosova |
| August, 2001 |
| Voting
Intentions and Perceived Elections Outcome as of August
2001 |
| July, 2001 |
| Kosovar
Electoral Support |
| January, 2001 |
GALLUP
INTERNATIONAL - END OF YEAR POLL 2000
Kosovo - the most optimistic place in the world |
| August, 2000 |
| Electoral
Support on the Eve of Elections and Traditional
Publics'
Mind-set in Kosova
|
|
July, 2000
|
| Glimpse
of an Image in the Mirror |
| June, 2000 |
| Registration
Process Well Under Way |
| April, 2000 |
| Perceived
Grounds for Future Tensions and Projected Place of Self-Accomplishment
|
| March, 2000 |
| Urgent
Infrastructure Issues |
| February, 2000 |
| Features
of the Current Household's Profile |
| December, 1999 |
| Looking
Around on the Eve of the New Century |
| October, 1999 |
| Media
Habits and Households' Possessions |
| September, 1999 |
| Which
Is the Legitimate Government of Kosova? |
|
Mediat dhe Politika në Kosovë
Televizioni edhe më tutje mbetet burimi kryesor i informatave për qytetarët e Kosovës (84%), me dallim shumë të madh në krahasim me radiot (8%) dhe gazetat (6%). Mediumet më të preferuara në Kosovë janë TV21, Radio Dukagjini dhe Koha ditore, përderisa mediumet më të besueshme edhe më tutje janë RTK, Radio Kosova dhe Koha ditore.
Problemi më i rëndësishëm në Kosovë vazhdon të mbetet papunësia, përderisa puna më urgjente për Qeverinë e Kosovës mbetet statusi i padefinuar i Kosovës. Më shumë se gjysma e respondentëve mendojnë se vlerësimi i përmbushjes së standardeve për Kosovën do të jetë pozitiv dhe se bisedimet për statusin final të Kosovës do të fillojnë sivjet. Sipas 86% të respondentëve, statusi final i Kosovës duhet të jetë shtet i pavarur brenda kufijve të tanishëm. Index Kosova, partner me BBSS Gallup International, në gusht të këtij viti zhvilloi valën e njëmbëdhjetë të hulumtimit të mediave në Kosovë. Hulumtimi në terren u zhvillua prej 25-31 gusht 2005 dhe në hulumtim u përfshinë respondentë shqiptarë dhe minoritete (pa serbë) të Kosovës. Mostra e zgjedhur është reprezentative për popullatën e Kosovës të moshës 15+ vjeçare. Pyetjet mbi mediat iu parashtruan të gjithë respondentëve (1,104 respondentë, margjina e gabimit ±2.9%), përderisa pyetjet politike iu parashtruan vetëm respondentëve të moshës 18+ vjeçare (992 respondentë, margjina e gabimit ±3.1%). |
| Burimi kryesor i informatave për shumicën e qytetarëve të Kosovës ende mbetet televizioni (84%), përderisa radio (8%) dhe shtypi (6%) mbeten si burim krejtësisht sekondar i informatave.
Sipas preferencave të respondentëve, TV21 është televizioni më i shikuar në Kosovë (89% - kumulative e tri të përmendurave), duke lënë prapa vetes RTK-në (83%) dhe KTV-në (73%). Shikueshmëria e përgjithshme aktuale e televizionit gjatë javës së fundit të gushtit 2005 (24-30 gusht) ka qenë gjithsej 70%, përderisa 46% e kanë shikuar TV21-shin, 29% RTK-në, 16% KTV-në dhe 8% televizionet tjera. Sa i përket besueshmërisë, televizioni më i besueshëm në Kosovë vazhdon të mbetet RTK-ja (50%), e pasuar nga TV21-shi (32%) dhe KTV-ja (11%).
Radio Dukagjini vazhdon të jetë radio stacioni më i dëgjuar në Kosovë (45% - kumulative e tri të përmendurave), pastaj vjen Radio Kosova (34%) dhe Radio 21 (14%). Edhe pse Radio Kosova vazhdon të jetë radio stacioni më i besueshëm në Kosovë me 20%, Radio Dukagjini është afruar mjaft shumë (17%) në krahasim me valën e kaluar të hulumtimit në maj 2005.
Koha ditore ende mbetet gazeta ditore më e lexuar në Kosovë (38% - kumulative e dy të përmendurave), edhe pse ka shënuar një rënie të vogël, në krahasim me tri gazetat pasuese Bota sot (22%), Zëri (16%) dhe Epoka e re (8%), që kanë shënuar ngritje të ndjeshme në lexueshmëri. Gazeta që ka shënuar ngritje të madhe në lexueshmëri është ditorja Lajm (7%), duke lënë prapa Kosovën sot (5%) dhe Express-in (2%). Gazeta ditore më e besueshme padyshim vazhdon të jetë Koha ditore (26%), e pasuar nga Bota sot (15%), Zëri (7%) dhe Epoka e re (4%). |
Problemi më i rëndësishëm në Kosovë, sipas mendimit të 55% të respondentëve konsiderohet të jetë papunësia. Jo vetëm shkalla e lartë e njohur e papunësisë, por edhe perceptimi i këtij problemi si problem jetik personal e familjar, ndikon që papunësia të përmendet si problem kryesor prej më shumë se gjysmës së respondentëve. Statusin e padefinuar të Kosovës e konsiderojnë problemin më të rëndësishëm në Kosovë rreth një e katërta e respondentëve (26%).
Përkundër theksimit në rend të pare të problemit të papunësisë, zgjidhja e statusit konsiderohet të jetë puna më urgjente e Qeverisë. Këtë mendim e mbështesin 44% e respondentëve, përkundër 25% të tjerëve që mendojnë se papunësia është detyrë më emergjente. Zgjidhja e statusit politik të Kosovës konsiderohet prej qytetarëve si kusht për investime ekonomike e sociale, për zhvillimin e përgjithshëm, e rrjedhimisht edhe për zbutjen e papunësisë.
Fundi i sezonit veror ka shënuar ndryshime edhe në rejtingun e politikanëve dhe personaliteteve. Rejtingu shumë i lartë i ish-kryeministrit Haradinaj ka shënuar rënie dhe aktualisht është i barabartë me atë të Gjeneral Çekut i cili ka shënuar ngritje të mëtutjeshme. Daci, Peterseni dhe Rugova qëndrojnë relativisht stabil, përderisa liderët e opozitës Thaçi dhe Surroi kanë ngritur rejtingun në mënyrë më të theksuar. Rejtingu i kryeministrit aktual i pozicionuar në rangun mesatar ka vazhduar të bjerë.
Ndryshime interesante janë vënë re edhe në indeksin e besimit në institucione dhe parti politike. TMK-ja dhe SHPK-ja kanë indeks të lartë të besimit dhe vazhdojnë me trendin e tyre stabil, përderisa besimi në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës vazhdon trendin e rënies së filluar që nga fillimi i vitit. Dinamizmi i jetës politike ka bërë që të ndryshojë edhe rejtingu i partive politike. Dy partitë më të mëdha LDK dhe PDK kanë shënuar një ngritje të besimit te qytetarët, përderisa AAK ka shënuar një rënie të vogël. Rejtingun më të vogël prej institucioneve, që prej tri vitesh e këndej vazhdon të mbajë Policia e UNMIK-ut.
Shumica e qytetarëve të Kosovës i përkrahin bisedimet me Serbinë për çështje teknike, derisa përkrahja e bisedimeve për statusin final është më e vogël. Më shumë se gjysma e respondentëve deklarojnë se i përkrahin bisedimet me Serbinë për çështje teknike (34% pajtohen plotësisht dhe 25% pajtohen pjesërisht), derisa më pak se një e treta e tyre janë kundër këtyre bisedimeve (21% kundërshtojnë plotësisht dhe 7% kundërshtojnë pjesërisht). Në anën tjetër, kur është fjala për bisedimet me Serbinë për statusin final të Kosovës, gati gjysma e respondentëve i përkrahin këto bisedime (32% pajtohen plotësisht dhe 15% pajtohen pjesërisht), kurse gati gjysma tjetër shprehen kundër këtyre bisedimeve me Serbinë (37% kundërshtojnë plotësisht dhe 6% kundërshtojnë pjesërisht).
Shumica e respondentëve (56%) besojnë se vlerësimi i përmbushjes së standardeve për Kosovën do të jetë pozitiv dhe se bisedimet për statusin final do të fillojnë sivjet. Megjithatë, rreth 21% e të anketuarve mendojnë se ky vlerësim do të jetë negativ dhe se bisedimet do të shtyhen, kurse rreth 23% nuk kanë qëndrim rreth kësaj (refuzojnë të përgjigjen ose nuk e dinë).
Kosova shtet i pavarur brenda kufijve të tanishëm duhet të jetë statusi final i Kosovës sipas 86% të respondentëve. Gjithashtu në lidhje me statusin final të Kosovës, rreth 8% e respondentëve shprehen se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.
Të dhënat e këtij hulumtimi tregojnë se pavarësia e Kosovës është opcioni i vetëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës, përderisa çdo “zgjidhje” tjetër nuk është zgjidhje për ta. Nëse Kosova nuk do të jetë shtet i pavarur brenda kufijve të tanishëm, përgjigjet e respondentëve për reagimet e mundshme të tyre janë si vijon: |
| Reagimet e mundshme nëse Kosova nuk bëhet shtet i pavarur brenda kufijve të tanishëm |
| Do t’i përkrahja partitë ose grupet politike që premtojnë zgjidhjen e këtij problemi |
35% |
| Do të merrja pjesë në demonstrata publike |
22% |
| Do të bisedoja me familje dhe miq për këtë |
13% |
| Nuk do të bëja asgjë |
9% |
| Do të kundërshtoja me dhunë |
6% |
| Do t’iu ofroja ndihmë atyre që merren me kundërshtim të dhunshëm |
5% |
| Do ta lëshoja Kosovën |
4% |
| Për më shumë informata kontaktoni:
Index Kosova
joint venture with BBSS Gallup International
Rrustem Statovci 42
10000 Prishtinë
Tel.: +381(0)38 229 241
Mob.: +377(0)44 218 339
www.indexkosova.com
office@indexkosova.com
|
|