 |
|
|

|
| Other Publications |
| May, 2002 |
| WHAT
MATTERS MOST IN LIFE ? FREEDOM |
|
April, 2002
|
| Beer
Awarness in Kosova |
| January, 2002 |
| Kosova
- the most optimistic country in the world |
| October, 2001 |
| Which
Party Will Win? |
| October, 2001 |
| LUCKY
STRIKE - The Most Prefered Brand of Cigars in Kosova |
| August, 2001 |
| Voting
Intentions and Perceived Elections Outcome as of August
2001 |
| July, 2001 |
| Kosovar
Electoral Support |
| January, 2001 |
GALLUP
INTERNATIONAL - END OF YEAR POLL 2000
Kosovo - the most optimistic place in the world |
| August, 2000 |
| Electoral
Support on the Eve of Elections and Traditional
Publics'
Mind-set in Kosova
|
|
July, 2000
|
| Glimpse
of an Image in the Mirror |
| June, 2000 |
| Registration
Process Well Under Way |
| April, 2000 |
| Perceived
Grounds for Future Tensions and Projected Place of Self-Accomplishment
|
| March, 2000 |
| Urgent
Infrastructure Issues |
| February, 2000 |
| Features
of the Current Household's Profile |
| December, 1999 |
| Looking
Around on the Eve of the New Century |
| October, 1999 |
| Media
Habits and Households' Possessions |
| September, 1999 |
| Which
Is the Legitimate Government of Kosova? |
|
Preferencat për mediat dhe çështjet aktuale në Kosovë
Prishtinë, 9 dhjetor 2005 |
Televizioni mbetet edhe më tutje burimi kryesor i informimit për qytetarët e Kosovës. Mediumet më të preferuara në Kosovë janë TV21, Radio Dukagjini dhe Koha ditore, përderisa mediumet më të besueshme janë Televizioni i Kosovës (RTK-ja), Radio Kosova dhe Koha ditore.
Sipas qytetarëve të Kosovës, problemi më i rëndësishëm në Kosovë sot është statusi i padefinuar i Kosovës, bashkë me papunësinë dhe njëherit këto janë dy çështjet më urgjente me të cilat duhet të merret Qeveria e Kosovës. Shumica e të anketuarve (88%) deklarojnë se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm dhe 8% thonë se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë. Index Kosova, partner me BBSS Gallup International, në nëntor të këtij viti zhvilloi valën e dymbëdhjetë të hulumtimit të mediave në Kosovë. Hulumtimi në terren u zhvillua prej 22-28 nëntor 2005 dhe në hulumtim u përfshinë respondentë shqiptarë dhe minoritete (pa serbë) të Kosovës. Mostra e zgjedhur është reprezentative për popullatën e Kosovës të moshës 15+ vjeçare. Pyetjet mbi mediat iu parashtruan të gjithë respondentëve (1,104 respondentë, margjina e gabimit ±2.9%), përderisa pyetjet politike iu parashtruan vetëm respondentëve të moshës 18+ vjeçare (1,020 respondentë, margjina e gabimit ±3.1%). |
Burimi kryesor i informimit për qytetarët e Kosovës pa dyshim vazhdon të mbetet televizioni (85%) , duke lënë radiot (7%) dhe gazetat (6%) si burime krejtësisht sekondare të informimit.
TV21 vazhdon të jetë kanali televiziv më i preferuar në Kosovë (88% - kumulative e tri të përmendurave), duke lënë prapa vetes televizionin publik RTK-në (82%) dhe KTV-në (75%). Edhe pse preferencat e respondentëve për kanale të ndryshme televizive i vendosin televizionet mjaft afër njëri-tjetrit, shikueshmëria aktuale e televizioneve kombëtare në kohën e hulumtimit në terren rezulton me dallime më të theksuara. Kështu, në javën e fundit të nëntorit 2005, 42% e respondentëve e kanë shikuar TV21, 37% RTK-në dhe 22% e kanë shikuar KTV-në. Në këtë aspekt, TV21 ka shënuar një rënie të vogël prej 4% në krahasim me hulumtimin e kaluar në gusht 2005, përderisa RTK-ja dhe KTV-ja kanë shënuar ngritje prej 8%, respektivisht 6%. Televizioni më i besueshëm në Kosovë ende mbetet televizioni publik RTK-ja (48%), pastaj TV21 (32%) dhe KTV-ja (11%).
Radio Dukagjini është radio stacioni më i preferuar në Kosovë (46% - kumulative e tri të përmendurave), pastaj renditet Radio Kosova (32%) dhe Radio 21 (11%), ku këto dy të fundit kanë shënuar një rënie të vogël në krahasim me hulumtimin e kaluar në gusht 2005. Në anën tjetër, Radio Kosova është radioja më e besueshme në Kosovë (21%), duke lënë në vendin e dytë Radio Dukagjinin (16%) dhe në vendin e tretë Radio 21 (6%). Radio Kosova dhe Radio Dukagjini kanë shënuar ndryshime të vogla në tre muajt e fundit, përderisa rënie e vazhdueshme vërehet në besimin ndaj Radios 21.
Koha ditore mbetet gazeta ditore më e preferuar në Kosovë (38% - kumulative e dy të përmendurave) dhe pas saj renditet Bota sot (19%), Zëri (11%), Epoka e re (8%), Kosova sot (8%), Lajmi (8%) dhe Express-i (4%). Sa i përket besueshmërisë në gazetat ditore, qytetarët e Kosovës më së shumti i besojnë Kohës ditore (29%), pastaj Botës sot (15%), Zërit (6%) dhe Epokës së re (6%)
|
Pas vlerësimit pozitiv të përmbushjes së standardeve për Kosovën dhe pas fillimit të bisedimeve për statusin final të Kosovës, duket se qytetarët e kanë zhvendosur theksin e problemit më të rëndësishëm në Kosovë nga papunësia te statusi i padefinuar i Kosovës, në krahasim me hulumtimin e kaluar në gusht 2005, kur papunësia ka qenë problem shumë më i thekuar. Megjithatë, këto dy probleme tani përmenden gati në masë të njëjtë, ku 42% e respondentëve konsiderojnë se statusi i padefinuar i Kosovës është problemi më i rëndësishëm, pastaj 40% e përmendin papunësinë, 4% rrymën/KEK-un dhe nga 3% rindërtimin e ekonomisë/infrastrukturës dhe varfërinë/standardin e ultë jetësor.
Urgjenca është rritur edhe më shumë dhe presioni i qytetarëve në Qeverinë e Kosovës është edhe më i lartë për definimin e statusit të Kosovës. Më shumë se gjysma e respondentëve (52%) thonë se statusi i padefinuar i Kosovës është çështja më urgjente me të cilën duhet të merret Qeveria e Kosovës, pastaj përmendet papunësia (18%) dhe rindërtimi i ekonomisë/infrastrukturës (4%).
“Kosova duhet të jetë shtet i pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm” është statusi të cilin e preferojnë shumica absolute e respondentëve (88%), përderisa rreth 8% shprehen se Kosova do të duhej të bashkohej me Shqipërinë. Nëse Kosova nuk bëhet shtet i pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm, qytetarët deklarojnë se do të shprehnin reagime të llojllojshme. Gati një e treta e tyre shprehen se do t’i përkrahnin partitë ose grupet politike që premtojnë zgjidhjen e këtij problemi dhe rreth një e pesta shprehen se do të merrnin pjesë në demonstrata publike. Gjithashtu, rreth 12% thonë se do të bisedonin me familje dhe miq për këtë çështje dhe rreth 9% do të ishin indiferentë duke mos bërë gjë për këtë punë. Megjithatë, një pjesë e respondentëve deklarojnë se revoltën e tyre do ta shprehnin duke kundërshtuar me dhunë (9%) dhe duke i ndihmuar ata që kundërshtojnë me dhunë (6%), ku të dy këto lloje të reagimeve kanë shënuar ngritje në krahasim me hulumtimin e kaluar.
Më shumë se gjysma e respondentëve i përkrahin bisedimet me Serbinë për statusin final të Kosovës (39% pajtohen plotësisht dhe 14% pajtohen pjesërisht), përderisa një shumicë më e madhe i përkrah bisedimet me Serbinë për çështjet teknike (38% pajtohen plotësisht dhe 24% pajtohen pjesërisht).
Aktualisht, tre liderët ose personalitetet më të preferuara në Kosovë janë Gjenerali Çeku, ish-kryeministri Haradinaj dhe Presidenti Rugova. Gjenerali Çeku ka vazhduar trendin e ngritjes së rejtingut të tij, përderisa ish-kryeministri Haradinaj ka mbajtur përafërsisht rejtingun e njëjtë, kurse Presidenti Rugova ka shënuar një ngritje të theksuar në rejting, në krahasim me hulumtimin e kaluar në gusht 2005. Pas tyre radhitet Nexhat Daci, Soren-Jesen Petersen dhe Hashim Thaçi, rejtingu i të cilëve qëndron relativisht stabil. Pastaj renditet Veton Surroi, që shënon ngritje të vogël në rejting në krahasim me hulumtimin e kaluar në gusht 2005 dhe në fund radhitet kryeministri Bajram Kosumi, rejtingu i të cilit bie vazhdimisht.
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë t’i besojnë më së shumti TMK-së dhe SHPK-së, institucione që tregojnë trende relativisht stabile sa i përket besimit në institucione. Pas tyre renditen këto institucione: Kuvendi i Kosovës, Kryetari i komunës, LDK-ja, Qeveria dhe AAK-ja, të cilat në krahasim me hulumtimin e kaluar në gusht 2005, kanë shënuar ngritje në besimin ndaj tyre. Pastaj vijnë gjyqet – që shënojnë rënie në besueshmëri, PDK-ja – me trend relativisht stabil dhe Policia a UNMIK-ut, që shënon rënie të vogël në besueshmëri.
|
| Për më shumë informata kontaktoni:
Index Kosova
joint venture with BBSS Gallup International
Rrustem Statovci 42
10000 Prishtinë
Tel.: +381(0)38 229 241
Mob.: +377(0)44 218 339
www.indexkosova.com
office@indexkosova.com
|
|