Dhjetor, 2006

Shkarko Versionin PDF 346 KB

Other Publications
April, 2007
December, 2006
December, 2006
October, 2006
Sptember, 2006
June, 2006
March, 2006
December, 2005
December, 2005
September, 2005
June, 2005
April, 2005
December, 2004
December, 2004
December, 2004
September, 2004
September, 2004
June, 2004
June, 2004
January, 2004
December, 2003
August, 2003
August, 2003
July, 2003
July, 2003
July, 2003
April, 2003
March, 2003
January, 2003
Kosova is not the most optimistic country in the world anymore
October, 2002
Voting intentions of Kosovar Albanians in the run-up to Elections for Municipal Assemblies
May, 2002
WHAT MATTERS MOST IN LIFE ? FREEDOM

April, 2002

Beer Awarness in Kosova
January, 2002
Kosova - the most optimistic country in the world
October, 2001
Which Party Will Win?
October, 2001
LUCKY STRIKE - The Most Prefered Brand of Cigars in Kosova
August, 2001
Voting Intentions and Perceived Elections’ Outcome as of August 2001
July, 2001
Kosovar Electoral Support
January, 2001
GALLUP INTERNATIONAL - END OF YEAR POLL 2000
Kosovo - the most optimistic place in the world
August, 2000
Electoral Support on the Eve of Elections and Traditional

Publics' Mind-set in Kosova

July, 2000

Glimpse of an Image in the Mirror
June, 2000
Registration Process Well Under Way
April, 2000
Perceived Grounds for Future Tensions and Projected Place of Self-Accomplishment
March, 2000
Urgent Infrastructure Issues
February, 2000
Features of the Current Household's Profile
December, 1999
Looking Around on the Eve of the New Century
October, 1999
Media Habits and Households' Possessions
September, 1999
Which Is the Legitimate Government of Kosova?

Në krizë për liderë dhe institucione

Click Here for English Version
 

Visar Berisha

Që nga referendumi i vitit 1991 dihet se shumica e qytetarëve të Kosovës janë të përcaktuar për Kosovën si shtet të pavarur. Ky përcaktim gati që u bë realitet pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999. Mirëpo, Kosova e pavarur ende vazhdon të mbetet vetëm përcaktim i shumicës së qytetarëve të saj. Dhe si duket kjo shumicë edhe e kupton dhe e pranon shumë mirë procesin nëpër të cilin duhet të kalojë Kosova në mënyrë që të bëhet shtet i pavarur, pasi që kjo shumicë ende është mjaft e durueshme. Megjithatë, sado të durueshëm që të jenë qytetarët e Kosovës, ata kanë filluar ta humbin besimin në përfaqësuesit politik që e kanë në dorë udhëheqjen e Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt pavarësisë.

Qeveria e Kosovës padyshim duket se është në krizë. Ajo kohëve të fundit ka qenë e akuzuar për keq-qeverisje, abuzim të financave publike dhe përfshirje në krim dhe korrupsion, e ditëve të fundit është ballafaquar edhe me krizë ekzistenciale. Rënia e qeverisë aktuale është realitet i mundshëm, sidomos pas përplasjes së fundit në parlament rreth buxhetit për vitin 2007, që nga disa ekspertë të ekonomisë konsiderohet si jo-adekuat për shkak se nuk është i bazuar në prioritetet që ka Kosova, si dhe pas paralajmërimit të krahut të Nexhat Dacit brenda LDK-së se ky krah mund t’i rrëzojë institucionet aktuale.


Indeksi i besimit në institucione: prej (-2) “nuk iu besoj aspak” deri në (+2) “iu besoj plotësisht”
 

Duke i parë të gjitha këto dobësi dhe jo-efikasitetin e Qeverisë së Kosovës që të ndikojë sado pak në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta humbin besimin në Qeverinë e tyre. Sipas hulumtimit të fundit të Index Kosovës me shqiptarë dhe minoritete (pa serbë) të zhvilluar në nëntor të këtij viti, papunësia vazhdon të jetë problemi kryesor për qytetarët e Kosovës. Në anën tjetër, varfëria vazhdon të jetë realitet për gati çdo të dytin qytetar të Kosovës, ndërsa pensionistët ende mbesin të injoruar për shkak të mungesës së vizionit dhe mungesës së politikave adekuate për adresimin e këtij problemi. Kështu, qytetarët e Kosovës në nëntor të vitit 2006 kanë deklaruar besimin më të ultë në ekzekutivin që nga viti 2002. Mirëpo, duke parë se në mënyrë të njëjtë ka rënë besimi edhe në parlamentin e Kosovës, si dhe në Ekipin negociator të Kosovës, nuk mund të bëjmë me gisht vetëm kah pozita. Lirisht mund të thuhet se në fakt e tërë klasa politike e Kosovës është në krizë. Besimi në tri partitë kryesore të Kosovës (LDK, PDK, AAK) ka rënë dukshëm dhe ky besim është gjithashtu në pozitën më të keqe që ka qenë ndonjëherë. Edhe pse hulumtimi është bërë në nëntor të vitit 2006, d.m.th. para se të mbahet Kuvendi i 17-të i LDK-së, i cili shpërtheu në dhunë, padyshim që kjo ngjarje e ka ulë edhe më shumë besimin në partinë (ende) më të madhe në Kosovë.

Sa i përket Ekipit negociator, vetëm 7% e respondentëve në këtë hulumtim deklarojnë se ndjehen shumë të informuar për punën që është duke e bërë Ekipi negociator i Kosovës në lidhje me statusin e Kosovës. Nga pjesa tjetër e respondentëve, 48% thonë se ndjehen deri diku të informuar, 26% jo aq të informuar dhe 15% thonë se nuk ndjehen aspak të informuar për punën e këtij ekipi. Gjithashtu, vetëm 8% e respondentëve shprehen se përfaqësuesit e Ekipit negociator janë duke i marrë parasysh shumë mendimet, vlerësimet dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës në lidhje me zgjidhjen e statusit final të Kosovës, ndërsa 54% thonë se Ekipi negociator është duke e bërë këtë deri diku dhe 28% thonë se nuk është duke e bërë këtë fare. Të vetmet institucione që vazhdojnë të gëzojnë besim në mënyrë stabile në mesin e qytetarëve janë TMK-ja dhe SHPK-ja.


Bie optimizmi në Kosovë – Sipas hulumtimit të fund-vitit të zhvilluar nga Gallup International në 53 vende të botës, të cilin hulumtim në Kosovë e zhvilloi Index Kosova, Kosova nuk është më në krye të vendeve më optimiste në botë, edhe pse edhe më tutje vazhdon të jetë në mesin e 10 vendeve më optimiste. Përderisa para një viti Kosova ishte në vendin e dytë për kah optimizmi, kur 73% e qytetarëve të Kosovës besonin se viti 2006 do të jetë më i mirë sesa viti 2005, sivjet niveli i optimizmit bie në 65% dhe e vendos Kosovën ne vendin e gjashtë në botë për kah optimizmi.

Indeksi i përkrahjes së liderëve: prej (-2) “mendim shumë të keq” deri në (+2) “mendim shumë të mirë”

 

Edhe pse kryeministër i një Qeverie që kohëve të fundit po përballet me akuza të njëpasnjëshme për keq-qeverisje, abuzim të financave publike dhe përfshirje në krim dhe korrupsion, figura e Kryeministrit Agim Çeku që shikohet si person më neutral për kah identifikimi partiak vazhdon të gëzojë përkrahjen më të lartë prej të gjithë liderëve të Kosovës, së bashku me Kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiun. Megjithatë, edhe pse në krye të listës, përkrahja e këtyre dy liderëve nuk është aq e lartë sikur ka qenë kohë më parë – në fakt është në rënie e sipër. Më mirë nuk qëndrojnë as të tjerët. Edhe pse në vendin e tretë, përkrahja ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt vazhdon të bie, njëjtë sikur bie edhe për krye-parlamentarin Kolë Berishën, Nexhat Dacin, e sidomos për kryeadministratorin e Kosovës, Joakim Ryker. Edhe pse në fund të listës, përkrahja ndaj Veton Surroit vazhdon të jetë stabile, ndërsa rënia e përkrahjes ndaj Hashim Thaçit ndërpritet në nëntor të këtij viti dhe fillon të ngritet. Personaliteti më i ri në skenën politike të Kosovës, Behxhet Pacolli, duket se ka filluar mirë – është i katërti në listë, pas Çekut, Sejdiut dhe Haradinajt.

Nëse i kthehemi çështjes së statusit të Kosovës, që radhitet si problemi i dytë më i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, në hulumtimin e rregullt të Index Kosovës me shqiptarë dhe minoritete (pa serbë) në gusht të këtij viti 90% e respondentëve shprehën preferencën e tyre se Kosova do të duhej të jetë shtet i pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm. Në hulumtimin tjetër të radhës të zhvilluar në nëntor të këtij viti shihet se edhe pse qytetarët e Kosovës me të vërtetë dëshirojnë që Kosova të jetë shtet i pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm, ata fillojnë ta shohin procesin e definimin të statusit më afër realitetit, më afër asaj që është duke u diskutuar në arenën ndërkombëtare. Gati një e pesta (19%) e respondentëve mendojnë se statusi i ardhshëm i Kosovës do të jetë shtet i pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm, por me pavarësi të kushtëzuar, përderisa shumica e tyre (69%) mendojnë se Kosova do të jetë shtet i pavarur, pa kushte.

Në lidhje me shtyrjen e procesit të definimin të statusit të Kosovës, respondentët kanë qëndrime të ndryshme për atë se kush është më së shumti përgjegjës për shtyrjen e këtij procesi. Gati një e treta e respondentëve (30%) e konsiderojnë Bashkësinë ndërkombëtare dhe politikën ndërkombëtare përgjegjëse për këtë shtyrje. Rreth 17% e konsiderojnë përgjegjëse Serbinë/serbët, 12% Kosovën/Ekipin negociator të Kosovës, 11% Marti Ahtisarin dhe 6% e shohin Grupin e Kontaktit si përgjegjës për shtyrjen e këtij procesi. Në anën tjetër, rreth 38% e respondentëve mendojnë se arsyeja kryesore për të cilën Ahtisari dhe Grupi i Kontaktit vendosën që zgjidhja e statusit të Kosovës të shtyhet për vitin 2007 janë zgjedhjet në Serbi/Beogradi dhe serbët në përgjithësi. Megjithatë, duke marrë parasysh se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës ndjehen të painformuar për punën e Ekipit negociator, nuk është për t’u çuditur se gati gjysma e respondentëve (45%) janë përgjigjur në këtë pyetje me nuk e di.


Preferencat votuese për zgjedhjet e përgjithshme

Së fundi, se klasa aktuale politike e Kosovës është me të vërtetë në krizë tregojnë preferencat votuese të respondentëve, ku shihet qartë rënia e përkrahjes ndaj partive që aktualisht janë në parlament dhe përkrahja e dukshme ndaj një partie të porsaformuar. Në hulumtimin e nëntorit të këtij viti, respondentët u deklaruan se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet për parlamentin e Kosovës, 34% do të votonin për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), 15% për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), 15% për Aleancën Kosova e Re (AKR), 7% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe 1% për Partinë Reformiste ORA. Paraqitja e përnjëhershme e partisë së Behxhet Pacollit në preferencat votuese të qytetarëve të Kosovës është indikator se qytetarët padyshim kërkojnë diçka të re në skenën politike të Kosovës. Në këtë aspekt duket se qytetarët presin më shumë mundësi për punësim, ulje të varfërisë dhe kushte me të mira të jetesës nga një parti politike e formuar nga një person si biznesmeni Behxhet Pacolli. Megjithatë, e vlen të theksohet se në nëntor të këtij viti, 10% u deklaruan se nuk do të votonin për asnjërën prej partive politike, 5% refuzuan të përgjigjen dhe 10% ishin të papërcaktuar se për kë do të votonin.

Hulumtimi në terren u zhvillua nga Index Kosova në javën e tretë të muajit nëntor (17-24 nëntor) 2006 dhe në hulumtim u përfshinë respondentë shqiptarë dhe minoritete (pa serbë) të Kosovës. Mostra prej 1,002 respondentëve është reprezentative për popullatën e Kosovës të moshës 18+ vjeçare, ndërsa margjina e gabimit është ±3.1%.

Visar Berisha është Drejtor Menaxhues në kompaninë Index Kosova, partnere me BBSS Gallup International.