| May, 2002 |
| WHAT
MATTERS MOST IN LIFE ? FREEDOM |
|
April, 2002
|
| Beer
Awarness in Kosova |
| January, 2002 |
| Kosova
- the most optimistic country in the world |
| October, 2001 |
| Which
Party Will Win? |
| October, 2001 |
| LUCKY
STRIKE - The Most Prefered Brand of Cigars in Kosova |
| August, 2001 |
| Voting
Intentions and Perceived Elections Outcome as of August
2001 |
| July, 2001 |
| Kosovar
Electoral Support |
| January, 2001 |
GALLUP
INTERNATIONAL - END OF YEAR POLL 2000
Kosovo - the most optimistic place in the world |
| August, 2000 |
| Electoral
Support on the Eve of Elections and Traditional
Publics'
Mind-set in Kosova
|
|
July, 2000
|
| Glimpse
of an Image in the Mirror |
| June, 2000 |
| Registration
Process Well Under Way |
| April, 2000 |
| Perceived
Grounds for Future Tensions and Projected Place of Self-Accomplishment
|
| March, 2000 |
| Urgent
Infrastructure Issues |
| February, 2000 |
| Features
of the Current Household's Profile |
| December, 1999 |
| Looking
Around on the Eve of the New Century |
| October, 1999 |
| Media
Habits and Households' Possessions |
| September, 1999 |
| Which
Is the Legitimate Government of Kosova? |
|
DITA E KOMBEVE TË BASHKUARA
Sipas hulumtimit më të ri të Zërit të Popujve, të publikuar nga Gallup International për Ditën e Kombeve të Bashkuara, më 24 tetbota të bëhet vend më i mirë. Hulumtimi në të cilin janë intervistuar mbi 57,000 respondentë në 52 shtete gjatë verës së vitit 2it dëshirojnë të shohin rënien e fuqisë së tyre globale. Hulumtimi në Kosovë u zhvillua nga Index Kosova, partner me BBSS Gallupetet e Kosovës (pa serbë).
Duke komentuar rezultatet e studimit, Maril James, Sekretare e Përgjithshme e Gallup International, tha: “Hulumtimi ynë Zëri i Popujve tregon se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të botës i besojnë Bashkimit Evropian dhe do të mirëpritnin një përfshirje më të thellë të kësaj fuqie globale në përpjekjen për të krijuar një botë më të mirë. Gjithashtu, është interesant të shihet se shumë njerëz edhe më tutje ngurojnë ndaj idesë për një Kinë të fuqishme”.
Dëshira për rritje të ndikimit global për aktorë të ndryshëm – Mostra e përgjithshme
Në mënyrë që bota të bëhet më e mirë, a besoni se ndikimi global i këtyre fuqive të mëdha duhet të rritet, të zvogëlohet apo të mbetet i njëjtë sikur tani?

Burimi: Gallup International – Zëri i Popujve© 2007
Rezultatet e edicionit të vitit 2007 të Zërit të Popujve, tregojnë se nga lista e fuqive të ndryshme ndërkombëtare që u janë ofruar respondentëve, Bashkimi Evropian është fuqia, ndikimi i së cilës është më i dëshirueshmi nga qytetarët e botës. Kur janë pyetur sa a duhet të rritet apo të zvogëlohet ndikimi global i fuqive të ndryshme ndërkombëtare ashtu që bota të bëhet më e mirë, BE-ja merr numrin më të madh të përgjigjeve pozitive. Më shumë se një e treta e respondentëve (35%) deklarojnë se, në mënyrë që të arrihet ky qëllim, pjesëmarrja e BE-së duhet të rritet, derisa 20% mendojnë se duhet të zvogëlohet; në Kosovë, 55% e qytetarëve besojnë se ndikimi i BE-së duhet të rritet.
Gjithashtu, një e treta e respondentëve besojnë se India dhe Afrika Jugore duhet të rrisin nivelin e ndikimit të tyre (27% dhe respektivisht 26%), ndërsa një e pesta deklarojnë të kundërtën (20% dhe 18%). Gati një e katërta e qytetarëve të botës (23%) mendojnë se Brazili duhet të jetë më me ndikim, kurse 17% besojnë të kundërtën.
Rusia dhe Kina gjenerojnë më shumë opinione negative sesa pozitive. Derisa 23% dhe 24% të respondentëve respektivisht do të dëshironin rritje të ndikimit të tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare, 29% dhe 32% besojnë se bota do të përfitonte nëse ndikimi i tyre zvogëlohet. në Në Kosovë p.sh., shumica e qytetarëve (68%) besojnë se ndikimi i Rusisë do të duhej të zvogëlohej, ndërsa për Kinën kështu mendojnë gati gjysma e tyre (47%).
Nga qytetarët e botës më së shumti rezistohet ndikimi i Iranit dhe SHBA-ve. Edhe pse 26% e respondentëve deklarojnë se kontributi i SHBA-ve duhet të rritet, 37% besojnë të kundërtën. Në rastin e Iranit, 39% janë kundër ndikimit të këtij vendi dhe vetëm 14% janë në favor të këtij ndikimi.
Duke analizuar rezultatet sipas regjioneve, ndoshta nuk është befasues fakti se qëndrimi i respondentëve ndaj rritjes ose zvogëlimit të ndikimit të fuqive që janë gjeografikisht afër shteteve të tyre ndryshon shumë, varësisht se a shihet sjellja e asaj fuqie që është afër gjeografikisht si pozitive dhe përfituese, apo në të kundërtën, shihet me dyshim për shkak të përvojave të këqija. Prandaj, gati gjysma e respondentëve afrikanë (43%) do të dëshironin të shihnin përfshirje më të madhe të Afrikës Jugore, derisa ndikimi i Indisë është i dëshirueshëm më së shumti në Azinë e Paqësorit (33%) – edhe pse duhet të theksohet se Kina nuk është përfshirë në studim për shkak se studimi nuk ka marrë autorizim nga Qeveria. Bashkimi Evropian është opsioni i preferuar në Evropën Perëndimore (51%) dhe në atë Lindore dhe Qendrore (36%), përderisa Brazili (29%) më së shumti përmendet në Amerikën Latine. Ndikimi i SHBA-ve është më i mirëprituri në Afrikë (37%) dhe – befasisht – në Rusi (26%). Megjithatë, qëndrimi pozitiv rus nuk është reciprok në SHBA, ku 34% e respondentëve do të dëshironin zvogëlimin e fuqisë së Rusisë.
Në anën tjetër, më shumë se gjysma e respondentëve në Kanada (54%), Amerikë Latine (53%) dhe Evropë Perëndimore (51%) janë kundër rritjes së ndikimit të SHBA-ve. Hulumtimi gjithashtu tregon se sa i përket SHBA-ve, vendet më pozitive janë Shqipëria (71%), Kosova (61%) dhe Panamaja (45%) dhe vetë SHBA-të (45%). Në anën tjetër, vendet ku shumica e njerëzve deklarojnë se SHBA-të duhet të kenë më pak ndikim janë Bosnja dhe Hercegovina (80%), Luksemburgu (74%), Greqia (73%), Serbia (72%) dhe Finlanda (71%).
Britania e Madhe (BM) është vendi në Evropën Perëndimore me proporcionin më të vogël të njerëzve që janë për rritjen ndikimit të BE-së. Në këtë vend, vetëm 32% e respondentëve e përkrahin këtë ide, përderisa 24% mendojnë se ky ndikim duhet të zvogëlohet. èshtë gjithashtu interesant fakti që ka më shumë opinione negative sesa pozitive ndaj BE-së në Turqi dhe Kroaci – dy kandidatë për BE – ku 45% dhe 36% e qytetarëve respektivisht mendojnë se ky faktor ndërkombëtar duhet të jetë me më pak ndikim, ndaj 9% dhe 26% që kanë qëndrim të kundërt. Vlen të theksohet se Turqia është ndër shtetet me vlerat më të larta negative të qëndrimeve ndaj ndikimit të SHBA-ve dhe Rusisë.
Brendapërbrenda Evropës, sikur në kontinentet tjera, ka dallime të rëndësishme që dalin në pah kur të dhënat analizohen duke i grupuar shtetet sipas historisë së tyre dhe situatës aktuale gjeopolitike. Në këtë kontekst vërehen dallime në mes të Evropës “së re” dhe asaj “të vjetër” në lidhje me SHBA-të. Përderisa në “Evropën e vjetër” (anëtarët bazë të BE-së para vitit 2004) 51% e respondentëve e kundërshtojnë rritjen e fuqisë së SHBA-ve, në “Evropën e re” (anëtarët e rinj të BE-se nga Evropa Lindore pas vitit 2004) qëndrimin negativ e ndajnë rreth 37%.
Në Amerikën Latine, Argjentina është vendi i vetëm ku qëndrimet negative (25%) për ndikimin e Brazilit i tejkalojnë ato pozitivet (15%).
Dy shtetet e vetme ku ka më shumë përgjigje pozitive sesa negative për një Iran më të fuqizuar janë Senegali (31%) dhe Hong Kongu (28%). Qytetarët e Luksemburgut janë më ngurues (72%), të përcjellë nga 64% të holandezëve dhe 57% të amerikanëve. Një përqindje e konsiderueshme e njerëzve të shteteve skandinave gjithashtu e ndajnë këtë qëndrim. Në Kosovë, vetëm 9% e respondentëve besojnë se ndikimi i Iranit duhet të rritet, ndërsa rreth 35% besojnë se ky ndikim duhet të zvogëlohet.
Për fund, disa nga fqinjët e Kinës nuk janë të kënaqur me idenë e rritjes të kësaj fuqie. Një përqindje të konsiderueshme e qytetarëve në Indi (42%), në Filipine (42%), në Japoni (39%) dhe Kore Jugore (34%) mendojnë se do të ishte më mirë për tërë botën nëse Kina do të kishte më pak ndikim. Kështu mendojnë edhe gati gjysma e respondentëve amerikanë (45%). Në anën tjetër, tre të katërtat e qytetarëve në Hong Kong (75%) do të dëshironin të kishin një Kinë më me ndikim.
SHENIME
Hulumtimi Zëri i popujve©
Zëri i Popujve© interviston me shumë se 57,000 njerëz në 52 shtete anembanë botës, duke përfaqësuar qëndrimet dhe opinionet e më shumë se 1.2 miliardë qytetarëve. Terreni është kryer në muajt qershor – gusht 2007.
Gallup International
Asociacioni Gallup International është i regjistruar në Cyrih të Zvicrës si asociacion jo fitim prurës. Xhorxh H Gallup dhe kolegët e tij evropianë e kanë themeluar këtë asociacion në vitin 1947. Gallup International ka kompani anëtare në më shumë se 65 vende të botës dhe zhvillon hulumtime të opinionit dhe të tregut në mbi 100 vende.
Për më shumë informata për vendet individuale, ju lutem vizitoni website-in:
www.gallup-international.com
www.voice-of-the-people.net
|
|