Informatat mbi hulumtimin
• Terreni u krye prej 1-7 mars 2007
• Mostra: 1,104 respondentë shqiptarë dhe minoritete (pa serbë)
• Mostra reprezentative për popullatën e Kosovës 15+ vjeçare
• Intervistë 22 minutëshe ballë-për-ballë, në shtëpi të respondentit
• Çdo e pesta intervistë e kontrolluar në terren
• Margjina e gabimit = ±2.9%
Burimi kryesor i informatave
Televizioni vazhdon të mbetet burimi kryesor i informatave, përderisa radio vazhdon të bie si burim i informatave dhe shtypi mbetet poshtë por stabil.

Shikueshmëria e TV kanaleve
Në përgjithësi, shikueshmëria e televizionit ka vazhduar të ngritet që nga vera e vitit 2006. Rrjedhimisht, të gjitha TV kanalet kanë ngritur shikueshmërinë e tyre, ku RTK-ja gjendet pak më lartë se RTV21 për periudhën aktuale.

Dëgjueshmëria e radio stacioneve
Trendet në dëgjueshmërinë e radio stacioneve kanë mbetur relativisht stabile, ku dy konkurrentët kryesorë, Radio Dukagjini dhe Radio Kosova mbesin shumë afër njëra-tjetrës.

Lexueshmëria e gazetave ditore
Koha ditore vazhdon të mbetet gazeta më e lexuar, e përcjellë nga Kosova sot, dhe Info press, e cila ka rritur dukshëm lexueshmërinë e saj brenda disa muajve të kaluar.

|