Nëntor, 2007

- . Shkarko Verzionin . - PDF 120 KB

Other Publications
November, 2007
October, 2007
June, 2007
April, 2007
April, 2007
December, 2006
December, 2006
October, 2006
Sptember, 2006
June, 2006
March, 2006
December, 2005
December, 2005
September, 2005
June, 2005
April, 2005
December, 2004
December, 2004
December, 2004
September, 2004
September, 2004
June, 2004
June, 2004
January, 2004
December, 2003
August, 2003
August, 2003
July, 2003
July, 2003
July, 2003
April, 2003
March, 2003
January, 2003
Kosova is not the most optimistic country in the world anymore
October, 2002
Voting intentions of Kosovar Albanians in the run-up to Elections for Municipal Assemblies
May, 2002
WHAT MATTERS MOST IN LIFE ? FREEDOM

April, 2002

Beer Awarness in Kosova
January, 2002
Kosova - the most optimistic country in the world
October, 2001
Which Party Will Win?
October, 2001
LUCKY STRIKE - The Most Prefered Brand of Cigars in Kosova
August, 2001
Voting Intentions and Perceived Elections’ Outcome as of August 2001
July, 2001
Kosovar Electoral Support
January, 2001
GALLUP INTERNATIONAL - END OF YEAR POLL 2000
Kosovo - the most optimistic place in the world
August, 2000
Electoral Support on the Eve of Elections and Traditional

Publics' Mind-set in Kosova

July, 2000

Glimpse of an Image in the Mirror
June, 2000
Registration Process Well Under Way
April, 2000
Perceived Grounds for Future Tensions and Projected Place of Self-Accomplishment
March, 2000
Urgent Infrastructure Issues
February, 2000
Features of the Current Household's Profile
December, 1999
Looking Around on the Eve of the New Century
October, 1999
Media Habits and Households' Possessions
September, 1999
Which Is the Legitimate Government of Kosova?
Click Here For English Version
 

Informatë për media

Çështjet politike aktuale në Kosovë

Informatat mbi hulumtimin në nivel të Kosovës

• Terreni u krye prej 25-31 tetor 2007
• Mostra: 1,003 respondentë shqiptarë dhe minoritete (pa serbë)
• Mostra reprezentative për popullatën e Kosovës 18+ vjeçare
• Intervistë 35 minutëshe ballë-për-ballë, në shtëpi të respondentit
• Çdo e katërta intervistë e kontrolluar në terren
• Margjina e gabimit = ±3.1%


Problemi më i rëndësishëm në Kosovë
Statusi i padefinuar i Kosovës dhe papunësia vazhdojnë të mbesin dy problemet kryesore në Kosovë. Aktualisht me këto dy probleme kosovarët preokupohen në shkallë përafërsisht të njëjtë.



Përkrahja e shpalljes së pavarësisë
Më pak se gjysma e respondentëve (41%) e përkrah shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës edhe nëse pavarësia nuk njihet as nga SHBA-të, as nga BE-ja, përderisa shumica dërmuese (84%) e përkrah shpalljen e njëanshme nëse pavarësia njihet vetëm nga SHBA-të dhe disa shtete të BE-së.



Prioritetet për Kosovën pas zgjedhjes së statusit

Sipas qytetarëve të Kosovës, çështjet prioritare për Qeverinë e Kosovës pas zgjidhjes së statusit janë sundimi i ligjit dhe energjia. Sistemin shëndetsor dhe atë arsimor e konsiderojnë prioritet përafërsisht çdo i treti qytetar, përderisa shëndetin publik dhe sigurinë e qytetarit dhe pronës, çdo i katërti.



Besimi në institucione
Përveç te kryetarët e komunave ku vazhdon rënia e shkallës së besimit, tek institucionet tjera kosovare shkalla e besimit mbetet pak a shumë e njëjtë ose edhe me ngritje të vogël. Kjo ngritje veçanërisht vërehet tek Ekipi i Unitetit dhe te Kuvendi i Kosovës.



Përkrahja e liderëve
Edhe shkalla e përkrahjes ndaj liderëve/personaliteteve mbetet përafërsisht e njëjtë. Kryeministri dhe kryetari vazhdojnë të gëzojnë përkrahje më të lartë në raport me të tjerët. Ngritja e përkrahjes është pak më e theksuar në rastin e Behgjet Pacollit dhe në atë të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit.



Preferencat votuese

Përqindja e qytetarëve të Kosovës që janë të pavendosur rreth votimit, për zgjedhjet e 17 nëntorit, vazhdon të mbetet relativisht e lartë. Vendimi i tyre në ditën e zgjedhjeve mund të ndikojë në ndryshimin e proporcioneve aktuale ndërmjet subjekteve zgjedhore.




Preferencat votuese për Kuvend të Kosovës
Aktualisht, preferencat votuese i kanë ndërruar pozicionet e partive më të mëdha (LDK-së e PDK-së bashkë me koalicionet e tyre zgjedhore). Trendi i rënies së preferencës për LDK-në dhe ai i ngritjes për PDK-në, gjatë këtij viti, është më se i dukshëm. Në anën tjetër, preferenca për AKR gati është dyfishuar duke u bërë partia e tretë dhe duke lënë AAK-në në vendin e katërt.



Informatat mbi hulumtimin në komunën e Prishtinës
• Terreni u krye prej 25-31 tetor 2007
• Mostra: 424 respondentë shqiptarë dhe minoritete (pa serbë)
• Mostra reprezentative për popullatën e komunës së Prishtinës 18+ vjeçare
• Intervistë 10 minutëshe ballë-për-ballë, në shtëpi të respondentit
• Çdo e katërta intervistë e kontrolluar në terren
• Margjina e gabimit = ±4.8%


Problemet më të rëndësishme në Prishtinë
Problemet kryesore me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës së Prishtinës janë papunësia, rindërtimi i ekonomisë/infrastrukturës dhe rryma/KEK-u. Furnizimi me ujë dhe varfëria përmenden në masë më të vogël.


Prioritetet për kryetarin e komunës së Prishtinës
Sipas qytetarëve të Prishtinës, prioriteti kryesor me të cilin duhet të merret kryetari i ardhshëm i komunës së Prishtinës është punësimi i të rinjve. Prioritete tjera shumë të rëndësishme janë infrastruktura, rryma, rrugët dhe trafiku, ambienti dhe plani urbanistik.



Përkrahja për kryetarin aktual dhe kandidatët për kryetar të Prishtinës
Për nga shkalla e përkrahjes së qytetarëve dhe në raport me kandidatët e ri për kryetar komune, kryetari aktual i komunës së Prishtinës gjendet në vendin e tretë. Aktualisht në komunën e Prishtinës Fatmir Limaj gëzon përkrahjen më të madhe. Pas tij vinë kandidatët tjerë: Isa Mustafa, Ylber Hysa, Ibrahim Makolli, Shefki Gashi dhe Genc Meraku.



Preferencat votuese për kryetar të komunës së Prishtinës
Në garën për kryetar të komunës së Prishtinës, Fatmir Limaj prin para Isa Mustafës. Në vendin e tretë vjen kandidati i AKR-së Ibrahim Makolli, i pasuar nga Shefki Gashi, Ylber Hysa dhe Genc Meraku. Në opcionin “Të tjerë” kryetari aktual Ismet Beqiri merr rreth 4%. Duke pasur parasyshë lidhjen partiake dhe mungesën e kandidaturës së Ismet Beqirit, është e mundshme që kjo përqindje në ditën e votimit të orientohet kah kandidati i partisë së njëjtë Isa Mustafa. Gjithashtu, gati një e treta e Prishtinasve ende janë të pavendosur, gjë që mund të ndikojë në ndryshimin e mëtutjeshëm të balancit në mes të kandidatëve.



Preferencat votuese për Kuvendin komunal të Prishtinës
Duket se përbërja e Kuvendit komunal të Prishtinës do të jetë shumë e përzier. Asnjëra prej partive nuk do të ketë shumicën absolute, por duket se 80% të këtij kuvendi do ta përbëjnë tri parti (LDK, PDK dhe AKR).