Janar, 2008

- . Shkarko Verzionin. - PDF 224 KB

Other Publications
January, 2008
December, 2007
December, 2007
October, 2007
June, 2007
April, 2007
April, 2007
December, 2006
December, 2006
October, 2006
Sptember, 2006
June, 2006
March, 2006
December, 2005
December, 2005
September, 2005
June, 2005
April, 2005
December, 2004
December, 2004
December, 2004
September, 2004
September, 2004
June, 2004
June, 2004
January, 2004
December, 2003
August, 2003
August, 2003
July, 2003
July, 2003
July, 2003
April, 2003
March, 2003
January, 2003
Kosova is not the most optimistic country in the world anymore
October, 2002
Voting intentions of Kosovar Albanians in the run-up to Elections for Municipal Assemblies
May, 2002
WHAT MATTERS MOST IN LIFE ? FREEDOM

April, 2002

Beer Awarness in Kosova
January, 2002
Kosova - the most optimistic country in the world
October, 2001
Which Party Will Win?
October, 2001
LUCKY STRIKE - The Most Prefered Brand of Cigars in Kosova
August, 2001
Voting Intentions and Perceived Elections’ Outcome as of August 2001
July, 2001
Kosovar Electoral Support
January, 2001
GALLUP INTERNATIONAL - END OF YEAR POLL 2000
Kosovo - the most optimistic place in the world
August, 2000
Electoral Support on the Eve of Elections and Traditional

Publics' Mind-set in Kosova

July, 2000

Glimpse of an Image in the Mirror
June, 2000
Registration Process Well Under Way
April, 2000
Perceived Grounds for Future Tensions and Projected Place of Self-Accomplishment
March, 2000
Urgent Infrastructure Issues
February, 2000
Features of the Current Household's Profile
December, 1999
Looking Around on the Eve of the New Century
October, 1999
Media Habits and Households' Possessions
September, 1999
Which Is the Legitimate Government of Kosova?

Komunikatë për Shtyp e rezultateve të Hulumtimit
Zëri i Popujve™

Click here for English Version
 

Sipas Hulumtimit të Fund-vitit të Zërit të PopujveTM nga Gallup International një e katërta (24%) e të punësuarve në mbarë botën mendojnë se kanë shansë të mbesin të papunë. Hulumtimi i bërë në periudhën mes tetorit dhe dhjetorit të vitit 2007, në 61 shtete të kontinenteve të ndryshme, ku njerëzit janë pyetur lidhur me perspektivat e tyre për vendin e punës, poashtu tregon se 36% e respondentëve mendojnë se do të mund të gjenin punë të re relativisht shpejt edhe pasi që do të mbeteshin të papunë, dhe gjysma e tyre (47%) frikohen se kjo do të mund të merrte më shumë kohë.

Punë të sigurt

Respondentët të cilët deklaruan se janë të punësuar me orar të plotë apo gjysmë orari janë pyetur nëse mendojnë që puna e tyre e tanishme është e sigurt, apo ka ndonjë shansë të mbesin të papunë. Një e katërta prej numrit të përgjithshëm të respondentëve besojnë se mund të humbin punën (24%), përderisa 66% janë optimist dhe çdo i dhjeti “nuk e din” (10%).

Punëtorët e kualifikuar shprehin besim më të lartë në aftësitë e tyre për të mbajtur vendet e punës: përqindja e përgjigjeve “punë e sigurt” arrin 72% të respondentëve me arsim të lartë, përkundër 57% të atyre me arsim të ultë. Rrjedhimisht, 31% e respondentëve me arsim të ulët kanë parasysh mundësinë e humbjes së punës, përderisa ashtu mendojnë vetëm 20% e atyre me arsim të lartë.



Duke shikuar nëpër regjionet e botës, respondentët në Amerikën Latine (40%) janë pesimistët më të mëdhenj lidhur me punën e sigurt, me katër në dhjetë respondent të punësuar të cilët deklarojnë se kanë shansë ta humbin punën e tyre. Është interesant se Amerika Latine dallohet për optimizëm të përgjithshëm si edhe lidhur me perspektivën ekonomike për vitin 2008, edhe pse ky mendim qartazi nuk përkthehet drejtpërdrejtë me punë të sigurt. Çdo i treti person në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore & Qendrore (të dyja regjionet 32%) ka këtë mendim, përderisa në Paqësorin e Azisë (23%), Evropën Perëndimore (22%), Afrikë (18%) dhe Amerikën Veriore (17%) me këtë pajtohet gati çdo i dyti. Në anën tjetër, puna e sigurt arrin të jetë më fuqishmja në Amerikën Veriore (74%), Evropën Perëndimore (73%) dhe Afrikë (71%) me shtatë në dhjetë respondentë të punësuar të cilët deklarojnë se puna e tyre e tanishme është e sigurt.

Duke shikuar rezultatet nëpër vendet individuale, lista e vendeve në top dhjetëshe ku më shumë respondentë deklaruan se ka mundësi të mbesin të papunë është: Kameruni (51%), Serbia (47%), Kosova (44%), Bolivia (44%), Panama (44%), Republika Çeke (43%), Maqedonia (42%), Ekuadori (42%), Argjentina (42%) dhe Kolumbia (42%).

Lista e vendeve në top dhjetëshe ku më shumë të intervistuar konsiderojnë punën e tyre të sigurt përfshinë Norvegjinë (85%), Danimarkën (84%), Suedinë (84%), Malezinë (84%), Islandën (83%), Zelandën e Re (83%), Luksemburgun (82%), Irlandën (81%), Hong Kong (81%) dhe Australinë (80%).

Vendet ku niveli i optimizmit lidhur me punën e sigurt është ngritur më së shumti, krahasuar me rezultatet e vitit të kaluar, janë Afrika Jugore (sigurt: 68%; +16 pikë), Republika Çeke (50%; +14 pikë), Kosova (47%; +13 pikë), Korea Jugore (67%, +12 pikë), Kenia (56%, +12 pikë), Nigeria (75%, +11 pikë), Ukraina (67%; +10 pikë), Zvicra (78%; +10 pikë). Në anën tjetër, në Argjentinë pesimizmi është ngritur për 11 pikë.

Lidhur me përqindjen e respondentëve që deklarojnë se mund të ketë shansë të humbin punën e tyre dhe shkallën e papunësisë në vend, ne mund të gjejmë shifra të ndryshme, pasi që hulumtimi paraqet vetëm perceptimet e njerëzve. Kjo analizë nxjerr në shesh vendet me shkallë të lartë të papunësisë dhe përqindje relativisht të madhe të respondentëve që frikohen se do humbin punën: Kosova, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Po ashtu, mund të identifikojmë vende me shkallë të ulët të papunësisë dhe me pak njerëz që frikohen se do mbesin të papunë siç janë Danimarka, Zelanda e Re, Norvegjia, dhe Islanda. Por është interesant, sepse përkundër krejt kësaj, ka vende me shkallë të ulët të papunësisë por me përqindje relativisht të lartë të respondentëve që mendojnë se do humbin punën: Tailanda, Tajvani, Republika Çeke, Filipinet, Moldavia, Greqia, Panama dhe Argjentina.

Besimi për të gjetur punë të re

Hulumtimi i zhvilluar nga Gallup International më tutje kërkonte nga të intervistuarit të vlerësonin vështirësitë që do kishin për të gjetur punë të re në rast se humbnin punën e tanishme. 36% besojnë se do mund të gjejnë punë të re relativisht shpejt, përderisa 47% frikohen se kjo mund të zgjasë më shumë. Përsëri, arsimi del si faktori kryesor: përderisa 39% e të intervistuarve me nivel të lartë të arsimit janë optimist për aftësitë e tyre në tejkalimin e papunësisë për një kohë të shkurtër, vetëm 25% e atyre me arsim fillor thonë të njëjtën gjë. Po ashtu, besimi në këtë çështje ulet mvarësisht prej moshes: vetëm dy në dhjetë respondent mbi moshen 51 vjeçare mendojnë se relativisht shpejt do të mund të gjenin punë të re, përderisa kjo ndodhë me katër në dhjetë respondent (42%) nën moshën 30 vjeçare.



Duke shikuar rezultatet sipas regjioneve, gjashtë në dhjetë respondent në Lindje të Mesme (59%) dhe Amerikën Latine (55%) janë pesimist lidhur me mundësitë e tyre për të kompenzuar punën e humbur, përderisa kështu ndihen gati gjysma (49%) në Amerikën Veriore. Pastaj, 45% në Evropën Lindore & Qendrore dhe 44% në Paqësorin e Azisë, Afrikë dhe Evropën Perëndimore mendojnë se do të ju nevojitej një kohë më e gjatë derisa të gjenin punë të re.

Në analizat vend-për- vend, mendimi se gjetja e punës së re do merrte më shumë kohë është më i shpeshtë në Egjipt (70%), Paraguaj (64%), Keni (62%), Irak (62%), Kolumbi (61%), Itali (61%), Maqedoni (61%), Shqipëri (60%), Liban (60%) dhe në Kosovë (60%), përderisa shtetet ku besimi lidhur me këtë çështje është në nivel më të lart janë Islanda (79%), Australia (72%), Zelanda e Re (72%), Danimarka (70%), Norvegjia (63%), Belgjika (61%), Suedia (61%), Holanda (59%), Britania e Madhe (59%), Izraeli (58%), Hong Kongu (56%), dhe Finlanda (55%).

Further information:
Shemsi Krasniqi, Menaxher i hulumtimeve, Index Kosova
E-mail: Sh.Krasniqi@indexkosova.com
Tel: 038 247 977, 044 140 161

Or

Meril James, Secretary General, Gallup International Association,
GallupInternational@BTConnect.com
Tel: +44 20 8967 4039

www.gallup-international.com