Qershor, 2006

- . Shkarkoje Version . - PDF 364 KB

Other Publications
April, 2007
December, 2006
October, 2006
Sptember, 2006
June, 2006
June, 2006
March, 2006
December, 2005
December, 2005
September, 2005
June, 2005
April, 2005
December, 2004
December, 2004
December, 2004
September, 2004
September, 2004
June, 2004
June, 2004
January, 2004
December, 2003
August, 2003
August, 2003
July, 2003
July, 2003
July, 2003
April, 2003
March, 2003
January, 2003
Kosova is not the most optimistic country in the world anymore
October, 2002
Voting intentions of Kosovar Albanians in the run-up to Elections for Municipal Assemblies
May, 2002
WHAT MATTERS MOST IN LIFE ? FREEDOM

April, 2002

Beer Awarness in Kosova
January, 2002
Kosova - the most optimistic country in the world
October, 2001
Which Party Will Win?
October, 2001
LUCKY STRIKE - The Most Prefered Brand of Cigars in Kosova
August, 2001
Voting Intentions and Perceived Elections’ Outcome as of August 2001
July, 2001
Kosovar Electoral Support
January, 2001
GALLUP INTERNATIONAL - END OF YEAR POLL 2000
Kosovo - the most optimistic place in the world
August, 2000
Electoral Support on the Eve of Elections and Traditional

Publics' Mind-set in Kosova

July, 2000

Glimpse of an Image in the Mirror
June, 2000
Registration Process Well Under Way
April, 2000
Perceived Grounds for Future Tensions and Projected Place of Self-Accomplishment
March, 2000
Urgent Infrastructure Issues
February, 2000
Features of the Current Household's Profile
December, 1999
Looking Around on the Eve of the New Century
October, 1999
Media Habits and Households' Possessions
September, 1999
Which Is the Legitimate Government of Kosova?

OPINIONET MBI POLITIKËN NË KOSOVË

Click here for English Version
 
Pas ndryshimeve të fillimit të këtij viti në skenën politike të Kosovës, përfshirë këtu edhe ndryshimet në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, kohëve të fundit paraqiten edhe ndryshime të vrullshme në opinionet e qytetarëve ne lidhje me çështjet e rëndësishme në vend, si problemi më i rëndësishëm në Kosovë, besimi në institucione, rejtingu i personaliteteve, bisedimet me Serbinë, preferencat votuese, etj.
Problemi më i rëndësishëm në Kosovë sot
 
Një ngritje e vrullshme e përqindjes për problemin e papunësisë dhe ulje poashtu e vrullshme për problemin e statusit të pazgjidhur doli si rezultat i hulumtimit të fundit të opinionit publik. Pas dy valëve të “barazimit” duket se papunësia përsëri bëhet brengë kryesore e qytetarit. Bisedimet për zgjidhjen e statusit tashmë kanë filluar dhe si duket qytetarët ua kanë lënë këtë brengë ekipit negociator, në ndërkohë që brengë kryesore për qytetarët është përsëri problemi i papunësisë, që vetëm po vjen duke u thelluar.
Përkrahja e liderëve dhe personaliteteve
 
Një rënie e përgjithshme e rejtingut të personaliteteve politike poashtu është karakteristikë e opinionit publik kosovar në majin e sivjem. Dinamika e bisedimeve për statusin, konfliktet dhe mosmarrveshjet brendapartiake, si dhe ngecja në zgjidhjen e problemeve të mirëqenies dhe standardit jetësor të qytetarëve mund të kenë ndikuar në uljen e rejtingut të personaliteteve politike në mendjen e qytetarit kosovar. Kryeparlamentari Berisha, rejtingu i të cilit nuk është matur më parë, është pozicionuar në mes.
Besimi në institucione
 
Sikurse edhe në rastin e liderëve, edhe në mesin e institucioneve vërehet një rënie e përgjithshme e besimit ndaj tyre. Madje edhe TMK-ja e SHPK-ja që vazhdimisht kanë pasur rejting të lartë këtë herë shënojnë një rënie të vogël. Rënia e besimit është më e theksuar tek partite politike, te parlamenti, te kryetarët e komunave, e sidomos tek policia e UNMIK-ut, e cila që prej kohës së arrestimit të ish-liderëve të UÇK-së ka patur shkallë të ultë të besimit. Ekipi negociator i Kosovës për të cilin shkalla e besimit nuk është matë më parë, ka treguar shkallë relativisht të lartë besimi duke kapërcyer bukur lartë shkallën e besimit në parti, parlament, gjyqe, kryetarë komunash, etj.
Përkrahja e bisedimeve me Serbinë për çështje teknike
 
Hulumtimi tregon se shkalla e përkrahjes së bisedimeve për çështje teknike është ende e lartë, por në krahasim me hulumtimin e kaluar ka shënuar një rënie. Dinamika e këtyre bisedimeve është tepër e ngadalshme dhe deri më tani me pak efekte konkrete, sidomos për familjet me anëtarë të zhdukur.
Përkrahja e bisedimeve me Serbinë për statusin final të Kosovës
 
Përkundër shkallës relativisht të lartë të besimit në ekipin negociator, shkalla e përkrahjes së bisedimeve me Serbinë për statusin final të Kosovës poashtu ka rënë pak dhe është shtuar shkalla e kundërshtimit të këtyre bisedimeve. Duket se qytetarët nuk janë edhe aq optimist se bisedimet do të kenë sukses, në rend të parë duke pasur parasyshë qëndrimet diametralisht të kundërta në mes të ekipeve negociatore të Prishtinës dhe Beogradit, si dhe mundësinë e imponimit të zgjedhjes së statusit nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në rast të mos arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Cili do të duhej të jetë statusi final i Kosovës
 
Qëndrimet e qytetarëve mbesin të paluhatshme në lidhje me formën e statusit që duhet të ketë Kosova. Kosova shtet i pavarur brenda kufijve aktual është opcioni i “panegociueshëm” për shumicën absolute të popullsisë. Opcioni tjetër “bashkimi me Shqipërinë” përkrahet përafërsisht prej 9% të qytetarëve.
Reagimet e mundshme nëse Kosova nuk bëhet shtet i pavarur brenda kufijve të tanishëm
  Gusht 2005 Nënt. 2005 Shku. 2006 Maj 2006
Do t’i përkrahja partitë ose grupet politike që premtojnë zgjidhjen e këtij problemi
35%
32%
32%
35%
Do të merrja pjesë në demonstrata publike
22%
21%
17%
21%
Do të kundërshtoja me dhunë
6%
9%
6%
10%
Do të bisedoja me familje dhe miqë për këtë
13%
12%
12%
10%
Nuk do të bëja asgjë
9%
9%
10%
9%
Do t’iu ofroja ndihmë atyre që merren me kundërshtim të dhunshëm
5%
6%
4%
5%
Do ta lëshoja Kosovën
4%
3%
2%
3%
 
Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se aktivizmi i qytetarëve në rast të mos realizimit të opcionit të pavarsisë do të merrte formë radikale. Derisa në shkurt rreth 11 përqind e popullatës paralajmronte veprime të dhunshme, tash në maj, kështu paralajmrojnë 15% (10% do të kundërshtoja me dhunë dhe 5% do të ofroja ndihmë atyre që merren me kundërshtim të dhunshëm)
Preferencat votuese
LDK = 42.7% PDK = 19.3% AAK = 10.9%
 
ORA = 2.7% Refuzon = 4.9% Nuk e di = 9.7%
 
Ndonëse skena politike ka ndryshuar mjaft, pas vdekjes së ish-presidentit Rugova dhe shkarkimit/dorëheqjes së ish-kryeparlamentarit dhe ish-kryeministrit, trupa elektorale duket se nuk ka ndryshuar shumë. Proporcionet e mëparshme ndërmjet partive më të mëdha kanë mbetur përafërsisht të njëjta. Një zvogëlim i trupës elektorale të LDK-së gjatë disa muajve të fundit mund të shpjegohet me faktin e përçarjes në kreun e partisë, por LDK ende mbetet partia me përkrahje më e madhe, ndoshta jo për meritë të udhëheqësisë sa për meritë të vet votuesve të saj që nuk i duan përçarjet.

Hulumtimi në terren u zhvillua në javën e fundit të majit shkurtit (23-29 maj) dhe në hulumtim u përfshinë respondentë shqiptarë dhe minoritete (pa serbë) të Kosovës. Mostra e zgjedhur është reprezentative për popullatën e Kosovës të moshës 15+ vjeçare. Pyetjet mbi mediat iu parashtruan të gjithë respondentëve (1,104 respondentë, margjina e gabimit ±2.9%), përderisa pyetjet politike iu parashtruan vetëm respondentëve të moshës 18+ vjeçare (1,020 respondentë, margjina e gabimit ±3.1%).