Për ne
Index Kosova, partner me BBSS Gallup International, është themeluar në vitin 2000, si kompania e parë private e pavarur, e hulumtimit të opinionit publik, mediave dhe tregut në Kosovë. Index Kosova është kompania e parë që ofron shërbime të hulumtimeve për klientët lokalë dhe ndërkombëtarë kudo në Kosovë.
Sfera e shërbimeve që Index Kosova aktualisht ofron përmban hulumtime kuantitative (ad-hoc dhe të rregullta) sociale politike, të mediave dhe tregut, si dhe hulumtime kualitative. Index Kosova ofron gjithashtu hulumtime në mesin e minoriteteve etnike, ku hulumtimet në mesin e minoriteteve serbe menaxhohen dhe organizohen nga BBSS, përderisa minoritetet tjera mbulohen nga vetë Index Kosova.
Struktura dhe terreni
Drejtoreshë menaxhuese - Vlora BashaMenaxher për zhvillimin e biznesit - Visar BerishaMenaxher i hulumtimeve/projekteve - Shemsi KrasniqiMenaxhere e projekteve - Kaltrina KuçiMenaxher terreni - Imer MuzhakuMenaxhere për përpunimin e të dhënave - Blerina KuçiMenaxher financiar - Petrit ZekaAsistente administrative - Fortuna Baraku- 11 mbikëqyrës regjional
- mbi 100 intervistues të rregullt dhe plotësisht të trajnuar
- mbi 10 persona për futjen e të dhënave, plotësisht të trajnuar
Siguria e kualitetit
Index Kosova bën hulumtime në bazë të standardeve të kualitetit të njohura ndërkombëtarisht. Index Kosova punon në pajtim me Kodin ndërkombëtar të ESOMAR-it për zhvillimin e hulumtimeve të tregut dhe atyre sociale, si dhe me udhëzimet e kualitetit të përvetësuara nga ESOMAR, dhe me Standardet e kualitetit të Asociacionit Gallup International.
Të gjithë intervistuesit janë të trajnuar nga vetë kompania sipas standardeve ESOMAR.
Kontrolli i cilësisë përfshin kontrollimin me telefon dhe derë më derë nga mbikëqyrësit regjional, të së paku 15% të respondentëve.
Kontrolli i cilësisë përqendrohet në çështjet themelore në vijim:
- Verifikimi i respondentit
- Zëvendësimet/numri i respondentëve të pa-kontaktuar
- Numri i refuzimeve
- Koha dhe kohëzgjatja e intervistës
- Modelet e përgjigjeve të respondentëve
- Menaxhimi i intervistës (nxitjet, pyetjet filtruese, kartelat)
- Përqindjet e "Nuk di/pa përgjigje"
- Të dhënat e mangëta dhe kontradiktore
- Pyetjet e hapura (Lexueshmëria dhe niveli i detajeve)
BBSS (Balkan British Social Surveys) është anëtar i plotë i Asociacionit Gallup International.
BBSS ka themeluar kompani partnere dhe anëtare me bazë në Rumani (CSOP), Moldavi (CBS Axa), Serbi (TNS Medium Gallup), Maqedoni (Brima), Bosnjë & Hercegovinë (Mareco Index Bosnia), Shqipëri (Index Albania), dhe në Kosovë (Index Kosova).
BBSS është një partner i Taylor Nelson Sofres (TNS Global), ofruesi i hulumtimeve të tregut dhe mediave numër një në Evropë, e radhitur në vendin e katërt në industrinë botërore.

